Moska: SHBA synon copëtimin e Sirisë, jo zgjidhjen e krizës
Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se nuk kanë kontribuar në një zgjidhje politike të krizës së Sirisë, por janë duke kërkuar copëtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.
Duke folur në një konferencë për shtyp të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, përmendi një fjalim të fundit nga Sekretari i Shtetit i SHBA, Rex Tillerson në Universitetin Stanford, si një provë e politikës armiqësore të Uashingtonit ndaj Sirisë. "Pas fjalimit të Sekretarit amerikan të Shtetit në Stanford dhe raporteve nga burimet ushtarake të SHBA rreth krijimit të disa grupeve të armatosura nën patronazhin e SHBA për të ruajtur kufirin në rajonet veriore të Sirisë, të populluara kryesisht nga kurdët, strategjia e re amerikane duket se synon vetëm shpërbërjen e Sirisë" ,tha Zakharova. Ajo tha se qëndrimi i Uashingtonit mbi Sirinë shkel ligjin ndërkombëtar dhe shtoi: "SHBA vazhdon të kërkojë heqjen nga pushteti të presidentit të Sirisë të zgjedhur ligjërisht ".