Iluzionet e regjimit sionist kundrejt Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67691-iluzionet_e_regjimit_sionist_kundrejt_iranit
Në kuadër të forumit ekonomik Davos, kryeministri i regjimit sionist ka pretenduar se e vetmja çështje e rëndësishme për të është pengimi i Iranit nga posedimi i armëve atomike dhe se për të nuk ka rëndësi ruajtja e marrëveshjes bërthamore apo anulimi i saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 26, 2018 04:56 Europe/Tirane
  • Iluzionet e regjimit sionist kundrejt Iranit

Në kuadër të forumit ekonomik Davos, kryeministri i regjimit sionist ka pretenduar se e vetmja çështje e rëndësishme për të është pengimi i Iranit nga posedimi i armëve atomike dhe se për të nuk ka rëndësi ruajtja e marrëveshjes bërthamore apo anulimi i saj.

Në një takim në Davos, Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit ka thënë se evropianët kanë nënshkruar një marrëveshje të keqe me Iranin dhe nuk duhet ta ruajnë këtë marrëveshje. Regjimi sionist është një prej kundërshtarëve të fuqishëm të marrëveshjes bërthamore dhe mundohet të inkurajojë Amerikën që të largohet dhe dalë nga kjo marrëveshje. Kryeministri i këtij regjimi ka thënë: Ekzistojnë shumë raste në botë ku vendet kanë nënshkruar marrëveshje të keqe dhe janë penduar nga zbatimi i tyre. Procesi i inspektimeve është problematik dhe Teherani deklaron se nuk lejon inspektimin e qendrave ushtarake marrëveshja bërthamore i  jep Iranit mundësinë që në 10 vitet e ardhshme të prodhojë uraniumin e mjaftueshëm për 100-200 bomba atomike, ka thënë në fjalën e tij kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanjahu. Hipotezat që ngrihen nga kryeministri i regjimit sionist kundër Iranit nuk është diçka e re pasi ai në shumë takime mundohet të përhapë iranofobinë me akuza boshe dhe pretendime të kota.