Projektimi i trekëndëshit ogurzi për të ndryshuar realitetin e rajonit
Adel Al Xhubeir, ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, në përputhje me politikat iranofobe të Amerikës dhe regjimit sionist, në Davos të Zvicrës ka pohuar se Irani po ndjek politika ekstremiste dhe po mbështet terrorizmin.
Njëkohësisht, Theresa May, kryeministër e Britanisë dhe presidenti amerikan Donald Trump, folën të enjten në Davos të Zvicrës në lidhje me nevojën e bashkëpunimit rreth asaj që ata e quajtën veprimtari destabilizuese të Iranit në rajon. Ndërkohë, Benjamin Natanjahu, kryeministër i regjimit izraelit, pretendoi në samitin e Davosit se e vetmja çështje e rëndësishme për të është parandalimi i Iranit nga blerja e armëve bërthamore, ndërsa mbajtja e marrëveshjes bërthamore apo anulimi i saj nuk do të kishte rëndësi. Politika e Projektimit të trekëndëshit ogurzi të Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe regjimit izraelit në lidhje me rolin dhe politikën e Republikës Islamike të Iranit në rajon nuk është gjë e re dhe përpjekjet e tyre reklamuese nuk mund të ndryshojnë realitetet e rajonit në favor të tyre. Pala e cila lufton realisht terrorizmin dhe ka ndihmuar deri në shkatërrimin e ISIS në Irak dhe Siri, nuk është askush tjetër pos RII. Roli konstruktiv dhe stabilizues i Iranit në rajonin e Azisë Perëndimore nuk do të përmbyset me propagandën e mizorive të Amerikës, Arabisë Saudite dhe Izraelit. Secili e di de vehabizmi, armët amerikane dhe ombrella mbështetëse e terroristëve, sionistët, janë ata të cilët kanë pësuar humbje me mbështetjen e tyre të terrorizmit. Me këtë rast, ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ka thënë: Derisa Trump bën propagandë të rreme, derisa Arabia Saudite fillon një lojë propaganduese të fëlliqur, ata nuk mund të mposhtin ISIS-in dhe po ashtu ata nuk mund t’i ndryshojnë faktet. Shkatërrimi i komploteve të ISIS në rajonin e Azisë Perëndimore, është bërë boshti i rezistencës islamike në luftën kundër pushtuesve amerikanë dhe aleatëve të tyre. Humbja e ISIS në Irak dhe Siri ka bërë që amerikanët të deklaronin se nevojitet rreth 30 vite kohë derisa të shkatërrohet ISIS, një çështje që dëshmon menaxhimin e ISIS për avancimin e strategjisë amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore me bashkëpunimin e Arabisë Saudite dhe Izraelit. Në këto kushte, lëvizjet dhe ndara e punës midis sauditëve, amerikanëve dhe sionistëve nuk do të ndikojë në krijimin e pikëpamjeve negative të vendeve tjera për Iranin. Ditën kur ministri i jashtëm saudit dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara në Davos vlerësuan rolin destruktiv të Iranit në rajon, kryeministri irakian Heidar Ebadi, në një intervistë me kanalin televiziv amerikan CNN, iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me atë që Rijadi thotë se Irani luan rol destruktiv në rajon, ka thënë: "Kjo pikëpamje është e papranueshme dhe vlerësoj rolin e Iranit në ndihmën e qeverisë irakiane për të mposhtur ISIS".