Ekspozimi i ri i zonjës diplomate!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67765-ekspozimi_i_ri_i_zonjës_diplomate!
Ambasadorja e SHBA në OKB ka ftuar disa perfaqesues te vendeve anëtare të kësaj organizate të vizitojnë Uashingtonin, për të parë ato që ajo pretendon se janë mbetje raketore të përdorura nga Irani kundër Riadit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2018 10:00 Europe/Tirane
  • Ekspozimi i ri i zonjës diplomate!

Ambasadorja e SHBA në OKB ka ftuar disa perfaqesues te vendeve anëtare të kësaj organizate të vizitojnë Uashingtonin, për të parë ato që ajo pretendon se janë mbetje raketore të përdorura nga Irani kundër Riadit.

Administrata e Shteteve të Bashkuara në kuadër të politikave të saj anti-iraniane, të hënën ka ftuar  në Uashington ambasadorë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Nicky Haley, ambasadore e SHBA në OKB, pritet që para këtyre ambasadorëve të paraqes imazhe të cilat ajo pretendon se janë të raketave iraniane të përdorura nga lëvizja Ansarullah kundër Riadit. Sipas një programi të përgatitur nga zyra e misionit të SHBA në OKB, Haley dhe 14 kolegët e saj në Këshillin e Sigurimit gjithashtu do të marrin pjesë në një drekë bashkë me Presidentin amerikan, Donald Trump. Përfaqësues të vendeve anëtare të KS të OKB do të kenë rastin të ndjekin pretendimet e Haley në bazën Anakostia-Bouling, vendi ku muajin e kaluar, ambasadorja e SHBA në OKB akuzoi Iranin se i ka dhënë raketa Ansarullahut për të sulmuar Riadin. Haley akuzoi Teheranin për shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar, duke pretenduar se raketat e hedhura nga Ansarullah kundër Riadit ishin të Iranit, gjë që është mohuar kategorikisht nga autoritete e RII. Menjëherë pas kësaj, New York Times duke cituar disa zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, ka hedhur poshtë pretendimet e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara Niki Haley kundër Iranit. Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se nuk mund të përcaktojnë kohën e saktë të transferimit të armëve në Jemen, që do të thotë se armët mund të jenë dërguar në Jemen para nxjerrjes së rezolutës së Këshillit të Sigurimit. Në disa raste, zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk e dinë se cilat këto armë në çfarë kohe janë përdorur.  Disa burime po ashtu thonë se asnjë nga armët të cilat Haley i kishte ekspozuar, nuk janë të afta për të bartur koka bërthamore, që do të thotë se nuk paraqesin shkelje të rezolutës 2231 të KS të OKB nga Irani.