Zgjedhjet presidenciale në Qipro
Janar 28, 2018 10:21 Europe/Tirane
Qytetarët e Qipros zhvillojnë zgjedhjet presidenciale. Qytetarët e Qipros sot (të dielën) shkojnë pranë kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Shinhua njoftoi se rreth 550 mijë qytetarë të Qipros me të drejtë vote pritet të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të cilat mund ta përcaktojnë bashkimin e këtij ishulli i cili është ndarë 40 vite më parë në dy pjesë. Nicos Anastasiades, presidenti konservator i Qipros, Stavros Malas i cili gëzon mbështetjen e Partisë Komuniste dhe Nicolas Papadopoulos, djali i ish-presidentit të këtij vendi, konkurrojnë me njëri-tjetrin në këto zgjedhje për marrë postin e presidentit të këtij vendi.
Tags