Plagosen dy nxënës në Los Anxhelos
Të shtënat me armë zjarri në shkollë Salvador Castro në qytetin Los Anxhelos të Amerikës, shkaktoi plagosjen e 2 nxënësve të moshës 15 vjeç dhe një grua 30 vjeçare.
Autoritetet amerikane njoftuan se ngjarja ka ndodhur në orën 09:00 sipas orës lokale. Autori i sulmi me armë ishte një vajzë 12 vjeçare e cila tashmë është arrestuar nga forcat e policisë. Çdo vit mijëra persona humbin jetën ose plagosen për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit në Amerikë. Me gjithë kërkesat e shumta të grupeve mbrojtëse të të drejtave civile në Amerikë, lobi pro-armëmbajtjes në këtë vend duke ndikuar fuqishëm në Kongres dhe Senat, nuk ka lejuar miratimin e ligjeve nga ana e qeverisë amerikane për kufizimin e armëmbajtjes në vend.