Partitë gjermane bien dakord mbi politikat evropiane
Tre parti të mëdha gjermane ranë dakord për disa politika evropiane.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, tre partitë e mëdha të krishtere, social-kristianët, social-demokratët dhe demo-kristianët kanë rënë dakord për vazhdimin e negociatave për një qeveri të koalicionit gjerman duke miratuar disa politika evropiane, duke përfshirë masat praktike për të luftuar papunësinë e të rinjve dhe për të rritur tregun e punës. "Rezultati i bisedimeve është një mesazh i menjëhershëm për një fillim të ri në Evropë", tha kryetari i Partisë social-demokrate, Martin Schulz. Sot, kancelarja gjermane Angela Merkel, Hrist Zihufer, kreu i Partisë Social-kristiane dhe Martin Schulz, do të prezantojnë më shumë informacione rreth koalicionit në një konferencë shtypi.