Vriten 11 ushtarë turq në Afrin
11 ushtarë të Turqisë janë vrarë në luftimet me forcat kurde në qytetin Afrin të Sirisë.
Agjencia Franceze e lajmeve citon kryeministrin e Turqisë Bin Ali Yilidirim të ketë thënë se një helikopter i ushtrisë turke me 2 ushtarë në bord është rrëzuar në Afrin dhe ushtarët kanë vdekur. Ushtria turke gjithashtu ka njoftuar se 9 ushtarë të tjerë janë vrarë në Afrin dhe janë plagosur 11 ndërkohë që në radhët e terroristëve janë vrarë 39. Turqia së bashku me aleatët e saj prej 20 janarit ka nisur operacionin Dega e Ullirit kundër kurdëve në qytetin Afrin. Një zëdhënës i forcat demokratike siriane që mbështeten nga Amerika ka deklaruar se helikopteri i Turqisë ka rënë në rajonin Raxhu të qytetit Afrin.