Vazhdojnë politikat islamofobiste të Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68873-vazhdojnë_politikat_islamofobiste_të_francës
Presidenti i Francës në vazhdim të politikave islamofobiste të këtij vendi, ka bërë të ditur se deri në fillim të shtatorit do të zbatohen faza të rëndësishme të kufizimeve për myslimanët francezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2018 08:50 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë politikat islamofobiste të Francës

Presidenti i Francës në vazhdim të politikave islamofobiste të këtij vendi, ka bërë të ditur se deri në fillim të shtatorit do të zbatohen faza të rëndësishme të kufizimeve për myslimanët francezë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, në një intervistë me gazetën “Le Journal de Dimanec”, deklaroi se do të bëjë përpjekje për strukturën e Islamit në Francë dhe gjithashtu për mënyrën e interpretimit të tij. Presidenti i Francës me këtë pretendim se këto masa do të zbatohen me qëllim të ruajtjes së unitetit kombëtar dhe garantimit të kushteve për lirinë e besimit, tha se synon që të zhvillojë takime me përfaqësuesit e të gjitha feve duke përfshirë edhe ata të fesë Islame për të diskutuar në lidhje me këtë çështje. Emmanuel Macron shtoi se metoda e tij për të shënuar progres në lidhje me këtë çështje është ecja hap pas hapi dhe deri në përfundimin e punës, nuk do të deklarojë kurrfarë propozimi. Vlen të theksohet se OKB në shqyrtimet e saj më të fundit ndërkombëtare, ka kritikuar ashpër Francën për shkak të sjelljeve të padrejta nacionaliste dhe raciste.