Saakashvili është deportuar në Poloni
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68985-saakashvili_është_deportuar_në_poloni
Udhëheqësi i opozitës ukrainase Mikheil Saakashvili është dëbuar në Poloni, tha të hënën një zëdhënës i Shërbimit Kufitar të Ukrainës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2018 16:47 Europe/Tirane
  • Saakashvili është deportuar në Poloni

Udhëheqësi i opozitës ukrainase Mikheil Saakashvili është dëbuar në Poloni, tha të hënën një zëdhënës i Shërbimit Kufitar të Ukrainës.

"Ky person ishte në territorin e Ukrainës në mënyrë të paligjshme dhe prandaj, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore, ai u kthye në vendin nga ku arriti", tha zëdhënësi Oleh Slobodian në një postim në Facebook. Por ndihmësit e politikanit opozitar në Ukrainë, Mikheil Saakashvili, thonë se ai është arrestuar në kryeqytetin Kiev. Bashkëpunëtori i tij, David Sakvarelidze, ka shkruar në rrjetin Facebook se Saakashvili ishte arrestuar në një restorant gjeorgjian, afër selisë së partisë së tij, Forcat e Reja, në Kiev. Këto zhvillime janë bërë një javë pasi një gjykatë e ka refuzuar kërkesën e Mikheil Saakashvilit, ish-president i Gjeorgjisë, për mbrojtje kundër dëbimit të mundshëm nga Ukraina. Mbështetësit e Saakashvilit kanë shprehur shqetësim se ky vendim i ka shtuar gjasat se ai do të ekstradohet në Gjeorgji, ku është i kërkuar, ose do të dëbohet në ndonjë vend tjetër.