3 të plagosur para portës së NSA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69125-3_të_plagosur_para_portës_së_nsa
Tre persona janë qëlluar e kanë mbetur të plagosur shumë pranë selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane (NSA), në Maryland.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 14, 2018 16:49 Europe/Tirane
  • 3 të plagosur para portës së NSA

Tre persona janë qëlluar e kanë mbetur të plagosur shumë pranë selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane (NSA), në Maryland.

Një person raportohet të jetë arrestuar dhe ndodhet në rajonin policor për t’u marrë në pyetje, thuhet më tej nga mediet amerikane. Pamjet e rrjetit televiziv “CBS” tregojnë një automjet të zi sportiv të parkuar pranë hyrjes në NSA, me ato që duken të jenë vrima të shkaktuara nga plumbat në xhamin e përparmë. Automjeti duket të jetë në fundin e një korsie të pakalueshme, të shenjuar nga blloqe barrikade me stampimin NSA mbi to, nga njëra anë, e nga ana tjetër shihet një gardh me tela me gjemba, pranë hyrjes në NSA. Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Donald Trump është informuar mbi incidentin. Në mars të vitit 2015, dy persona u përpoqën të fusnin automjetet e tyre sportive përmes gardhit të mbrojtur me gardistë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.