17 të vrarë nga të shtënat me armë në Florida
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69141-17_të_vrarë_nga_të_shtënat_me_armë_në_florida
Përdorimi i armëve të zjarrit në Amerikë përsëri ka marrë jetë njerëzish. Një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 15, 2018 06:02 Europe/Tirane
  • 17 të vrarë nga të shtënat me armë në Florida

Përdorimi i armëve të zjarrit në Amerikë përsëri ka marrë jetë njerëzish. Një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas.

Sipas bilancit paraprak të mediave mbi 50 persona kanë mbetur të plagosur dhe të paktën 17 kanë humbur jetën. Thuhet se numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa mes tyre është edhe një mësuese. Mediat pretendojnë se autori i ngjarjes është një student që mbante një maskë kundragazi. I riu është ende në arrati. Alarmi në shkollën Stoneman Douglas ku janë të regjistruar rreth 3 mijë nxënës u ngrit pak pas orës 15 me orën lokale. Studentët u evakuuan nga policia. Sherifi i Broward i kërkoi popullsisë të qëndrojë në shtëpi dhe të mos i afrohet vendit të ngjarjes.