Turqia thërret konsullin e Hollandës
Ditën e shtunë Turqia ka thirrur konsullin e ambasadës së Hollandës në shenjë proteste ndaj një ligji të miratuar në parlamentin holandez i cili njeh gjenocidin e vitit 1915 të Turqisë kundër armenasve.
Ligjit është propozuar nga partia konservatore Unioni Demokristian dhe është mbështetur nga 4 partitë e koalicionit qeveritar. Sipas ligjit gjenocidi turk kundër armenasve njihet zyrtarisht dhe qeveria holandeze është detyruar të dërgojë një përfaqësues në përvjetorin përkujtimor të 24 prillit datës së kryerjes së gjenocidit. Faktet thonë se rreth 1.5 milion armenas në përfundim të perandorisë osmane në vitin 1915 janë vrarë nga forcat turke. Turqia nga ana e saj vazhdon të mohojë dhe mos pranojë termin gjenocid në këtë ngjarje. Turqia e pranon se në përfundim të perandorisë Osmane janë vrarë shumë armenas mirëpo nuk pranon numrin e publikuar nga pala armenase dhe nga organizatat përkatëse. Vitet e fundit marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE janë tensionuar shumë. Nga njëra anë Turqia mundohet të afrojë lidhjet dhe marrëdhëniet e saj me Evropën dhe nga ana tjetër nuk dëshiron të tregojë dobësi përballë Evropës. Mirëpo pala tjetër d.m.th. Evropa me pretekste të ndryshme ndërmerr veprime që dashur dhe padashur bëhen shkak për distancimin akoma më të madh të Turqisë. Pas tensioneve mbi çështjen e të drejtave të njeriut, të grushtit të dështuar të shtetit dhe referendumit që shkaktuan tensione në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE kësaj here gjenocidi kundër armenasve edhe një herë është bërë shkak për tensionimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe vendeve evropiane, përkatësisht me Hollandën. Çështja e gjenocidit kundër armenasve, për Turqinë ka ndjeshmëri të lartë. Fiona Hill hulumtuese në Turqi shkruan: Autoritetet Turke për vite me radhë kanë treguar ndjeshmëri të lartë kundrejt çështjes së vrasjes së armenasve. Vitet e fundit ata edhe pse janë treguar më të butë ata përsëri nuk janë të gatshëm të pranojnë gjenocidin. Çështja e gjenocidit kundër armenasve dhe trajtimi i saj ka ndikim të madh në marrëdhëniet e jashtme të Turqisë. Mirëpo nga veprimi që ndërmori Hollanda bën të kuptosh se ky vend çështjen e armenasve po e përdor si mjet për të ushtruar presione mbi Turqinë me qëllim që kjo e fundit të pranojë parimet dhe dispozitat e BE me qëllim që të ketë mundësi të anëtarësohet në union.