Letër sekrete e Uashingtonit drejtuar palëve evropiane të marrëveshjes bërthamore
Departamenti Amerikan i Shtetit në një letër sekrete drejtuar vendeve evropiane, ka thënë se vazhdimi i pezullimit të sanksioneve kundër Iranit varët nga zotimi i këtyre vendeve për ta mbështetur kërkesën e Uashingtonit për rishikim ose korrigjim të marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar funksionarët e Departamentit Amerikan të Shtetit, njoftoi se Uashingtoni ka paraparë një plan dyfazësh për marrëveshjen bërthamore që në fazën e parë nga 12 janari deri më 12 maj do të bëjë përpjekje për të fituar mbështetjen e vendeve evropiane për zhvillimin e negociatave të reja rreth marrëveshjes bërthamore. Sipas këtij burimi, Uashingtoni në fazën e dytë do të përqendrohet në marrjen e mbështetjes së Kinës dhe Rusisë dhe pastaj do të marrë vendim në lidhje me vazhdimin e pezullimit të sanksioneve të dyta kundër Iranit. Në një pjesë të kësaj letre, DASH me një ton më të kujdesshëm në krahasim me deklaratat e ashpra të presidentit amerikan, iu ka drejtuar vendeve evropiane me këto fjalë: "Ne kërkojmë zotimin e juaj për bashkëpunim të përbashkët për të arritur në një marrëveshje pasuese ose plotësuese në lidhje me zhvillimin ose testimin bërthamor në Iran, për të siguruar një mbikëqyrje të fortë të ANEA dhe për të korrigjuar mangësitë në nenin përkatëse me përfundimin e afatit të kësaj marrëveshje".