Evropa përgatitet për tu përballur me luftën tregtare të Amerikës
Një gazetë gjermane duke u bazuar në disa raporte të qarqeve të BE, ka njoftuar përgatitjen e Bashkimit Evropian për tu përballur me luftën tregtare të Amerikës.
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka thënë se nëse qeveria e Amerikës nëse vendos kufizime për importin e lëndëve të papërpunuara evropiane, Bashkimi Evropian gjithashtu gjatë disa ditëve të ardhshme me vendosjen e gjobave doganore për mallrat amerikane, do të reagojë ndaj këtij vendimi të Uashingtonit. Sipas këtij raporti, këto gjoba do të përfshinë shumë artikuj si uji, artikujt ushqimor dhe makinat. Sipas këtij burimi, përveç kësaj evropianët dëshirojnë të ushtrojnë presion mbi Trump në lidhje me vendosjen e kufizimeve mbi mallrat përkatës me aleatët e tij. Donald Trump, presidenti i Amerikës, disa kohë më parë ka akuzuar Bashkimin Evropian se po eksporton shumë lehtë mallrat e tij pa paguar taksa të mjaftueshme për Amerikën, prandaj Trump ka njoftuar për vendimin e tij për përballje ekonomike me Bashkimin Evropian. Ndërkohë autoritetet e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar në lidhje me pasojat negative të politikave ekonomike të Trump për marrëdhëniet mes BE dhe Amerikës.