Gjermania: Ka ardhur koha e dialogut me Bashar Asad
Kreu i shërbimit informativ të Gjermanisë deklaroi se për luftën kundër terrorizmit duhet diskutuar me krerët e Sirisë dhe presidentin Bashar Asad.
Bruno Kohel në një intervistë për gazetën Shpigel ka thënë: Për parandalimin e rreziqeve duhen vendosur lidhje dhe komunikim me Sirinë pasi “ ne kemi nevojë të mbledhim informacione mbi ISIS, Al Kaidën dhe grupet e tjera terroriste. Ai shtoi se partia Demokristiane e kryesuar nga Angela Merkel partia Social-Demokrate, partia Demokracia e Lirë, partia e ekstremit të djathtë dhe kundër emigracionit Alternativa Gjermane, nga shërbimi informativ kanë kërkuar të nisë dialogun dhe komunikimin me Damaskut por kjo është kundërshtuar nga partia e Gjelbër dhe të majtët.