Amnesty: Trump, shkelës i të drejtave të njeriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69655-amnesty_trump_shkelës_i_të_drejtave_të_njeriut
Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International akuzon presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për “politika të urrejtjes” dhe për “kërcënim për të drejtat e njeriut”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 22, 2018 14:25 Europe/Tirane
  • Amnesty: Trump, shkelës i të drejtave të njeriut

Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International akuzon presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për “politika të urrejtjes” dhe për “kërcënim për të drejtat e njeriut”.

“Presidenti Trump bën veprime që shkelin të drejtat e njeriut në SHBA dhe jashtë”, tha Amnesty International. Në raportin e saj vjetor, organizata e vuri Trumpin në të njëjtin grup me udhëheqësit e Egjiptit, Rusisë, Kinës, Filipineve dhe Venezuelës. “Spektri i urrejtjes dhe i frikës tani duket i madh në çështjet botërore. Ne kemi pak qeveri që mbështesin të drejtat e njeriut në këto kohë shqetësuese”, tha Salil Shetty, udhëheqës i Amnesty International. Në raport, mes tjerash, thuhet se politika e Trumpit, për t’iu ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane, ka qenë një “veprim transparent i nxitjes së urrejtjes”.