Të shtëna me armë në Bruksel
Shkurt 22, 2018 15:29 Europe/Tirane
Burimet e lajmeve bënë të ditur për të shtëna me armë në qytetin e Brukselit, kryeqytetin e Belgjikës.
Sipas rrjetit televiziv Al-Mejadin, një numër i madh i forcave të policisë së Brukselit kanë rrethuar një ndërtesë, ku thuhet se janë strehuar njerëz të armatosur. Pranë ndërtesës ndodhet një shkollë fillore me 350 nxënës. Policia belge ka mbyllur rrugët dhe nuk lejon trafikun në zonën e incidentit. Snajperët e policisë belge thuhet se janë vendosur në tarracat e ndërtesave të afërta dhe kontrollojnë çdo lëvizje. Helikopterët e policisë gjithashtu po patrullojnë zonën.
Tags