Zhduken kuajt e egër në botë!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i69793-zhduken_kuajt_e_egër_në_botë!
Nuk ekzistojnë më kuaj të egër në Tokë njoftuan sot studiuesit sipas një zbulimi të bazuar mbi një analizë të re të ADN-së që përcakton pemën gjenealogjike të kuajve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2018 05:24 Europe/Tirane
  • Zhduken kuajt e egër në botë!

Nuk ekzistojnë më kuaj të egër në Tokë njoftuan sot studiuesit sipas një zbulimi të bazuar mbi një analizë të re të ADN-së që përcakton pemën gjenealogjike të kuajve.

Sipas këtij studimi, të publikuar në revistën “Science”, u zbulua se ata që mendoheshin të ishin kuajt e fundit në gjendje të egër të planetit tonë, kuajt e Przevalskit, ishin në të vërtetë kafshë të zbutura që i kishin shpëtuar pronarëve të tyre.“Ishte një surprizë e jashtëzakonshme”, thotë Sandra Olsen, bashkautore e studimit dhe konservatore në Institutin e Biodiversitetit dhe në Muzeun e Historisë Naturore të Universitetit të Kansasit.“Kjo nënkupton se nuk ka më kuaj të egër mbi Tokë dhe kjo është e trishtë”, shprehet ajo.Ky studim u bazua mbi kërkime arkeologjinë të zhvilluara në dy zona në veri të Kazakistanit, Botai dhe Krasni Iar, ku shkencëtarët kanë zbuluar provat e zbutjes së kuajve që prej më shumë se 5 000 vitesh./ ATSH