Zyrtari amerikan: Fuqia raketore e Hezbollahut, makthi i Tel Avivit
Senatori republikan Lindsay Graham gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, pretendoi: Shtetet e Bashkuara jo vetëm Hezbollahun libanez, por edhe Iranin duhet ta mbajë përgjegjës për sulmet me raketa ndaj Izraelit nga Libani jugor”.
Sipas gazetës izraelite Jerusalem Post, Lindsey Graham, senator i shtetit të Karolinës së Jugut, i cili kryesoi një delegacion amerikan në Izrael, pretendoi se Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) dështoi të ndalte fuqinë raketore të Hezbollahut, e cila është bërë "makth" i Izraelit. Graham shtoi: “Kongresi i SHBA duhet t'i japë Izraelit më shumë ndihma për mbrojtjen raketore, sepse mbrojtja e Izraelit mbron interesat e Amerikës”. Më parë, Amos Yadlin, ish-kryetar i agjencisë së inteligjencës ushtarake sioniste, tha se Izraeli nuk kishte ndërmend të zhvillonte një luftë tjetër në Liban, pasi që Irani, Siria, Hezbollahu libanez dhe grupet shi’ite janë në boshtin e rezistencës.