Mbi 2200 sulme ndaj emigrantëve në Gjermani gjatë vitit të kaluar
Shkurt 28, 2018 09:18 Europe/Tirane
Më shumë se 2,200 sulme ndaj azilkërkuesve në Gjermani është raportuar se kanë ndodhur vitin e kaluar.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, në vitin 2017 ka pasur 2219 sulme ndaj azilkërkuesve në Gjermani. Sipas një raporti të lëshuar nga qeveria gjermane në përgjigje të kërkesave të parlamentarëve, sulmet ishin 30 për qind më të ulëta se një vit më parë. Prandaj, në 2016, rreth 3.500 sulme u regjistruan kundër azilkërkuesve. Sulmet përfshijnë lëndimet fizike, shkatërrimin e pronës, fyerjen, urrejtjen publike, djegien e vendit të banimit dhe dërgimin e eksplozivëve në shtëpitë e refugjatëve.
Tags