Hija e luftës bërthamore mbi Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70213-hija_e_luftës_bërthamore_mbi_evropë
Evropa përsëri rrezikon të kthehet në një fushë beteje në një luftë eventuale bërthamore mes SHBA dhe Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2018 16:41 Europe/Tirane
  • Hija e luftës bërthamore mbi Evropë

Evropa përsëri rrezikon të kthehet në një fushë beteje në një luftë eventuale bërthamore mes SHBA dhe Rusisë.

Siç ka theksuar më parë ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel: “Ashtu si në kohën e Luftës së Ftohtë, ne evropianët jemi në rrezik të veçantë nga një garë e re e armëve bërthamore dhe pikërisht për këtë ne në Evropë duhet të fillojmë plane të reja për kontrollin e armëve dhe çarmatimin”. Igor Korotchenko, ekspert ushtarak rus, beson se Uashingtoni dhe Brukseli kanë shqyrtuar skenarin e një lufte të kufizuar bërthamore në Evropë. Ai thekson: “Programi i pranimit bërthamor të NATO-s lejon vendet pa armë të tilla të mbajnë armë bërthamore nga vendet që posedojnë të tilla armë ". Aktualisht, bombarduesit bërthamorë të SHBA, B-61 janë të vendosur në bazat ajrore në Gjermani, Turqi, Belgjikë, Itali dhe Holandë, dhe kjo çështje sigurisht përballet me një kundërshtim serioz të Evropës. Më parë mendohej se me përfundimin e Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara do të tërheqin armët e tyre bërthamore nga kontinenti europian, por në praktikë, Shtetet e Bashkuara jo vetëm theksuan ruajtjen e arsenalit bërthamor taktik në Evropë, por miratoi edhe plane tepër të kushtueshme për modernizimin e armëve bërthamore amerikane në Evropë. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për pengimin e përpjekjeve ndërkombëtare të çarmatimit bërthamor duke trajnuar ushtritë evropiane për të përdorur armë bërthamore taktike kundër Rusisë. Lavrov tha se ushtria amerikane kishte vendosur armë strategjike dhe jo strategjike në të gjithë Evropën dhe po i përdorte ato në ushtrime të përbashkëta ushtarake me vendet e tjera evropiane, përfshirë anëtarët jo-bërthamorë të aleancës ushtarake të NATO-s. "Duhet të jetë e qartë për të gjithë se ushtria amerikane po përgatit vendet evropiane për përdorimin e armëve taktike bërthamore kundër Rusisë," shtoi Lavrov. Ai tha se arsenali bërthamor i SHBA në vendet evropiane ishte "jo vetëm një mbeturinë e Luftës së Ftohtë, por një qëndrim tepër agresiv ndaj Rusisë". Duke rikujtuar se Amerika është vendi i vetëm që ka përdorur armë bërthamore, Lavrov u bëri thirrje popujve evropianë që të kundërshtojnë dislokimin e armëve bërthamore amerikane në Evropë. "Unë shpresoj se qytetarët evropianë do të arrijnë të thonë një " jo" të fortë ndaj vendosjes në territorin e tyre të armëve të shkatërrimit në masë që i përkasin një vendi që i ka përdorur ato dikur kundër popullsisë së Hiroshimas dhe Nagasakit", tha ministri i Jashtëm rus.