Raketat me të cilat Putin tmerroi Evropën
Sergei Sorofkin deklaroi se kjo raketë lëshohet nga avionë të shpejtë luftarakë të gjeneratës së pestë "Sokhoi -57" i cili e transferon atë brenda disa minutave.
Sergej Sorofkin, komandanti i forcave ajrore të Rusisë, në një prononcim për gazetarë, në lidhje me kapacitetet e kësaj rakete dhe karakteristikave të veçanta të saj, ka thënë: "Kjo raketë instalohet në avionë të shpejtë luftarakë të gjeneratës së pestë si Sokhoi 57 dhe nga këta avionë lëshohet në drejtim të objektivit. Shpejtësia e kësaj rakete brenda disa sekondave rritet disa herë më shumë se sa shpejtësia e zërit dhe për këtë arsye sistemet e mbrojtjes kundërajrore e kanë të pamundur të përballen me këtë raketë. Kjo raketë fal sistemit dirigjues që ka në kapsulën e saj, godet dhe shkatërron objektivin me një precizitet shumë të lartë". Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, kjo raketë vetëm për disa sekonda godet objektivin e caktuar, prandaj është shumë vështirë që të identifikohet dhe ndiqet nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Gjatësia e kësaj rakete është 3 metra dhe shpejtësia e saj arrin deri në katër herë më shumë se shpejtësia e zërit. Kjo raketë mund të fluturojë 2000 km dhe më 1 dhjetor është testuar në jug të Rusisë dhe aktualisht ky lloj i raketave bartet nga avionë luftarakë MIG 31 BM. Komandanti i forcave ajrore të Rusisë ka deklaruar se kjo raketë që quhet "Kinxhal" ose "Thika", nëpërmjet ndryshimit të shpejtësisë së vetë e cila arrin deri në katër herë më shumë se shpejtësia e zërit, mund të depërtojë në të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore aktuale dhe në sistemet që do të prodhohen në të ardhmen. Përveç raketës "Thika" gjatë fjalimit vjetor të presidentit rus Vladimi Putin në Parlamentin e këtij vendi, është prezantuar edhe sistemi i ri raketor "Sarmat". Sipas Sputnik, filmi i prezantimit të këtij sistemi raketor, transmeton edhe platformën nga e cila hidhet ky lloj i raketave. Putin në fjalimin e tij ka thënë se raketa balistike ndërkontinentale "Saramat", peshon mbi 200 tonë dhe mund të pajiset edhe me kapsula bërthamore dhe sistemet e radarëve me shumë vështirësi mund ta zbulojnë dhe ndjekin atë. Raketa "Sarmat" konsiderohet prej raketave të llojit super të rëndë dhe puna për prodhimin e kësaj rakete ka filluar në vitin 2009.