Konfindustria britanike e frikësuar nga Brexit-i
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70363-konfindustria_britanike_e_frikësuar_nga_brexit_i
Theresa May nxiti Bashkimin Europian që të nisë diskutimet për vizionin e saj ambicioz, por praktik, të raporteve ekonomike me Mbretërinë e Bashkuar pas “Brexit”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2018 17:39 Europe/Tirane
  • Konfindustria britanike e frikësuar nga Brexit-i

Theresa May nxiti Bashkimin Europian që të nisë diskutimet për vizionin e saj ambicioz, por praktik, të raporteve ekonomike me Mbretërinë e Bashkuar pas “Brexit”.

Kryeministrja britanike tha se, marrëveshja e duhur për Britaninë është e duhura edhe për unionin. Ajo deklaroi se ka besim në arritjen e një marrëveshjeje, megjithëse pranoi se Britania nuk mund të presë të njëjtën qasje tregtare në disa zona. Por, Konfederata britanike e Industrisë tha se ka disa mangësi serioze në planin britanik dhe se duhen masa që bizneset të mos ikin nga vendi. Kryeministrja May tha se Britania do të lërë tregun e përbashkët dhe unionin e doganave, por do të vazhdojë bashkëpunimin e afërt me BE-në në shumë fusha. Ajo shtoi se është e rëndësishme që njerëzve t’u tregohet e vërteta, se jeta jashtë BE-së do të jetë e ndryshme, por shprehu besimin se të dyja palët duan të njëjtin rezultat. Duke theksuar shërbimet financiare që goditen fort nga “Brexit”, May tha se shpreson të arrijë me BE-në një marrëveshje të paprecedentë për tregtinë e lirë. Nuk duken kaq optimistë zyrtarët e Konfederatës së Industrive, që thonë se dalja nga unioni i doganave është një humbje e madhe për mijëra biznese britanike. Sipas tyre, disa sektorë – si ai i automobilave – e kanë të domosdoshëm qëndrimin në një linjë me BE-në, por edhe shumë të tjerë kanë shprehur dëshirën që të jetë kështu, ndërsa në kontrast, askush prej bizneseve nuk ka shprehur gatishmërinë për të ndryshuar totalisht mënyrën e biznesit.