Rriten kufizimet për azilkërkuesit në Gjermani
Ministria e brendshme e qeverisë së ardhshme gjermane njoftoi rritjen e kufizimeve për azilkërkuesit.
Sipas uebsajtit të agjencisë së lajmeve Deutsche Welle, kryeministri i landit të Bajernit Horst Seehofer dhe ministri i ardhshëm i i brendshëm i Gjermanisë, tha se shtimi i mbikëqyrjes përmes kamerave në pika kritike dhe deportimi më i shpejtë i azilkërkuesve të refuzuar, do të jenë një nga fushat kryesore të politikave të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë. Qeveria e re gjermane nuk do të ketë as konsideratën më të vogël për azilkërkuesit që kryejnë krime, tha kryeministri i landit të Bajernit. Numri i azilkërkuesve që do të dëbohen nga Gjermania duhet të rritet ndjeshëm, tha Horst Seehoffer. Gjatë mandatit të qeverisë së re gjermane, ai gjithashtu theksoi mbi shtimin e mbikëqyrjes përmes kamerave në pika kritike. Zyrtari gjerman tha se pavarësisht nga kundërshtimet e organizatave të të drejtave të njeriut ndaj situatës së papërshtatshme të emigrantëve në Evropë, qeveritë evropiane, duke përfshirë edhe Gjermaninë, po rrisin mbikëqyrjen dhe kufizimet kundër tyre.