Rinovohet gjendja emergjente kombëtare e Amerikës kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i70925-rinovohet_gjendja_emergjente_kombëtare_e_amerikës_kundër_iranit
Donald Trump, president i Amerikës ka rinovuar afatin e gjendjes emergjente kombëtare kundër Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 13, 2018 03:34 Europe/Tirane
  • Rinovohet gjendja emergjente kombëtare e Amerikës kundër Iranit

Donald Trump, president i Amerikës ka rinovuar afatin e gjendjes emergjente kombëtare kundër Iranit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, ditën e martë Donald Trump, me anë të një deklarate të Shtëpisë së Bardhë ka pretenduar se me gjithë marrëveshjen bërthamore dhe programin e përbashkët të veprimit me Iranin, e cila garanton karakterin paqësor bërthamor të Iranit, duke pasur parasysh kontradiktat e politikave të Iranit me interesat e Amerikës, Uashingtoni edhe për një vit ka miratuar shtyrjen e afatit të gjendjes emergjente kombëtare kundër Iranit. Donald Trump gjithashtu ka pretenduar; Veprimet dhe politikat si zhvillimi i raketave balistike të Iranit, vazhdojnë të konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare të Amerikës. Për këtë arsye, gjendja emergjente kombëtare kundër Iranit e miratuar për herë të parë në vitin 1995, që nga marsi i këtij viti është shtyrë deri në marsin e vitit 2019.