Gjermani: Protesta kundër qeverisë turke
(last modified Sun, 18 Mar 2018 08:47:57 GMT )
Mars 18, 2018 09:47 Europe/Tirane
  • Gjermani: Protesta kundër qeverisë turke

Kurdët me banim në Gjermani janë ngritur në protesta kundër operacionit të ushtrisë turke në qytetin Afrin të Sirisë.

11 mijë banorë kurdë janë ngritur në qytetin Hanover të Gjermanisë për të kundërshtuar veprime e qeverisë turke. Në këto protesta që përfunduan në konflikt me policinë gjermane, janë arrestuar 3 protestues. Protesta të ngjashme janë organizuar edhe në qytetin Wuppertal të Gjermanisë. Turqia prej 20 janarit ka nisur operacionin e saj, në qytetin Afrin në veri të Sirisë, me qëllim largimin e kurdëve të Sirisë nga kufiri turk. Turqia i konsideron anëtarët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), si grup terrorist dhe të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Forcat turke kanë rrethuar Afrinin dhe kanë pushtuar “zonat me rëndësi kritike”, në këtë rajon. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, mbi 280 civilë janë vrarë që më 20 janar kur filloi ofensiva e drejtuar nga Turqia kundër Njësive Mbrojtëse Popullore të Kurdëve (YPG) të mbështetura nga SHBA në rajonin Afrin.

Tags