Vazhdojnë ndërhyrjet e Amerikës në Iran
Në kohën kur Amerika ka vendosur sanksione të ashpra ndaj popullit iranian, Uashingtoni ka ndërmarrë një veprim ndërhyrës dhe u ka dhënë leje kompanive amerikane që Iranit t’i ofrojnë internet falas.
Në deklaratën e lëshuar nga departamenti amerikan i thesarit, thuhet se kjo masë është në kuadër të angazhimeve të qeverisë amerikane për lirinë e shprehjes për popullin iranian. Në këtë deklaratë thuhet se qeveria amerikane do të mundësojë aksesin e lirë të informacioneve të cilat qeveria iraniane ia ka marrë popullit iranian. Disa muaj më parë qeveria amerikane ka mbështetur disa trazira dhe elementë destruktivë në Iran. Për disa ditë disa banorë të qyteteve të Iranit u ngritën në protesta për të qartësuar fatin e personave që kishin humbur kursimet e tyre në shoqëritë kredituese dhe financiare, protesta që u shfrytëzuar nga elementë oportunistë të cilët me mbështetjen e huaj u munduan të krijojnë trazira në Iran.