Britania ndjek Amerikën në akuzat kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71648-britania_ndjek_amerikën_në_akuzat_kundër_iranit
Qeveria britanike ditën e premte me anë të një deklarate ka përsëritur pretendimet amerikane dhe ka akuzuar Iranin për veprime destruktive kibernetike dhe sulmin ndaj qindra universiteteve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 24, 2018 03:52 Europe/Tirane
  • Britania ndjek Amerikën në akuzat kundër Iranit

Qeveria britanike ditën e premte me anë të një deklarate ka përsëritur pretendimet amerikane dhe ka akuzuar Iranin për veprime destruktive kibernetike dhe sulmin ndaj qindra universiteteve.

Në këtë deklaratë, qeveria e Londrës ka mbështetur sanksionet amerikane kundër një kompanie dhe disa personave në Iran. Departamenti amerikan i Thesarit, ditën e premte në kuadër të veprimeve armiqësore të Uashingtonit kundër Iranit ka vendosur sanksione ndaj 10 shtetasve iranianë dhe një kompanie iraniane. Personat që janë sanksionuar nga departamenti amerikan i Thesarit, akuzohen se kanë vjedhur pronën intelektuale dhe informacionet e universiteteve amerikane. Edhe më herët Amerika ka vendosur sanksione duke akuzuar me pretekste të ndryshme personalitetet, dijetarët dhe kompanitë iraniane. që nga koha e ardhjes në pushtet të Donald Trump, politikat armiqësore të Uashingtonit kundër Iranit janë shtuar edhe më shumë.