Letra anti-iraniane e Arabisë Saudite në KS të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71822-letra_anti_iraniane_e_arabisë_saudite_në_ks_të_okb
Arabia Saudite në vazhdën e veprimeve anti-iraniane, ka dërguar një letër të KS të OKB, duke përsëritur kështu akuzat e pabaza kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 27, 2018 08:28 Europe/Tirane
  • Letra anti-iraniane e Arabisë Saudite në KS të OKB

Arabia Saudite në vazhdën e veprimeve anti-iraniane, ka dërguar një letër të KS të OKB, duke përsëritur kështu akuzat e pabaza kundër Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke akuzuar Iranin se po furnizon Ansarullahun me raketa balistike të cilat janë përdorur gjatë vikendit për të sulmuar Riadin. “Raketat e nisura kundër territorit saudit janë siguruar nga Irani”, ka thënë zëdhënësi, Turki Al Malki, i cili ka shtuar se raketat kanë pasur cak jo vetëm Riadin por edhe qytetet tjera saudite si, Naxhran, Xhizan dhe Khamis Mushait. Arabia Saudite në këtë letër edhe një herë ka pretenduar se Irani po i pajis forcat jemenase me raketa balistike. Rijadi i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të mbajë Teheranin përgjegjës për këtë veprim. Kjo letër iu dorëzua Këshillit të Sigurimit një ditë pas takimit të princit të kurorës saudite, Mohamed bin Selman me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutieres. Rritja e fuqisë mbrojtëse të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit kundër agresionit të regjimit saudit ka ngritur shqetësime për Arabinë Saudite dhe aleatët e saj.