Moska: Londra të mos e mashtrojë bashkësinë ndërkombëtare për rastin Skripal
Mars 27, 2018 13:37 Europe/Tirane
Zëvendësministri i jashtëm rus i kërkoi Londrës të mos e mashtrojë bashkësinë ndërkombëtare në rastin e helmimit të ish-spiunit rus.
Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov i bëri thirrje Londrës që të mos e mashtrojë bashkësinë ndërkombëtare në rastin e helmimit të ish spiunit rus, duke kritikuar SHBA dhe disa vende të tjera, për dëbimin e diplomatëve rusë të martën. Shtetet e Bashkuara dhe 14 qeveri evropiane larguan të hënën një numër diplomatësh rusë nga vendet e tyre. Një zyrtar i Ministrisë së jashtme ruse e quajti masën e perëndimorëve "jo të guximshme" dhe "të papajtueshme" dhe njoftoi se Moska do t'i përgjigjet në mënyrë adekuate këtyre veprimeve në ditët e ardhshme.
Tags