68 të vdekur nga zjarri në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71950-68_të_vdekur_nga_zjarri_në_venezuelë
Të paktën 68 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka rënë pranë një stacioni policor në Venezuelë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2018 14:53 Europe/Tirane
  • 68 të vdekur nga zjarri në Venezuelë

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka rënë pranë një stacioni policor në Venezuelë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Carabobo dhe Kryeprokurori i Shtetit Tarek Saab tha se ka nisur një hetim rreth ngjarjes. Paraprakisht autoritetet thonë shkak i zjarri ndodhi pasi disa të burgosur i vunë flakën dyshekëve të burgut në një përpjekje për të dalë jashtë stacionit policor. Policia duhej të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë të afërmit që rrethuan stacionin pasi morën vesh se zjarri kishte rënë në stacionin policor. Një zyrtar i lartë tha se shteti i Karabobos ishte në zi pas incidentit të rëndë.Në vitin 2017, 65 vetë vdiqën nga dhuna, kequshqyerja dhe tuberkulozi në burgjet venezueliane.