Moska: Polonia të mos shkojë drejt militarizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i71968-moska_polonia_të_mos_shkojë_drejt_militarizmit
Rusia ka kritikuar një marrëveshje ushtarake midis Polonisë dhe Shteteve të Bashkuara për të dhënë Varshavës sistemin e avancuar anti-raketor Patriot, duke thënë se kjo përbën një kërcënim serioz për kufijtë e Rusisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 29, 2018 21:27 Europe/Tirane
  • Moska: Polonia të mos shkojë drejt militarizmit

Rusia ka kritikuar një marrëveshje ushtarake midis Polonisë dhe Shteteve të Bashkuara për të dhënë Varshavës sistemin e avancuar anti-raketor Patriot, duke thënë se kjo përbën një kërcënim serioz për kufijtë e Rusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha të enjten se Moska e konsideron njoftimin e Polonisë për një marrëveshje me Uashingtonin për të blerë sistemin raketor Patriot, si një "element të destabilizimit të situatës ushtarake dhe politike në Evropë dhe një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë". Zakharova, megjithatë, përsëriti se Rusia zotëronte mjetet e nevojshme për të mbrojtur kufijtë e saj në rast të ndonjë kërcënimi nga Polonia. "Burimet e mbrojtjes së Rusisë janë të mjaftueshme për të siguruar kufijtë tanë dhe për mbrojtjen e territorit tonë", tha ajo. Zakharova kritikoi lëvizjen e shpejtë të Polonisë drejt militarizimit. "Ne jemi të shqetësuar për militarizimin progresiv të këtij vendi," tha ajo, duke shtuar se "nënshkrimi i një kontrate për furnizimin me sistemin amerikan Patriot shërben si konfirmim për këtë lëvizje negative të Varshavës." Zyrtarja ruse tha se Varshava ishte dukshëm duke kërkuar një ushtri më moderne, duke rritur shpenzimet dhe duke rekrutuar gjithnjë e më shumë trupa.