Deklarata anti-iraniane e Shtëpisë së Bardhë rreth zhvillimeve në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72086-deklarata_anti_iraniane_e_shtëpisë_së_bardhë_rreth_zhvillimeve_në_jemen
Në rrethanat Amerika është mbështetësi kryesor i regjimit Al Saud në vrasjen e popullit të pambrojtur të Jemenit, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë në të cilën akuzon Iranian për përpjekje për prishjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 31, 2018 09:12 Europe/Tirane
  • Deklarata anti-iraniane e Shtëpisë së Bardhë rreth zhvillimeve në Jemen

Në rrethanat Amerika është mbështetësi kryesor i regjimit Al Saud në vrasjen e popullit të pambrojtur të Jemenit, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë në të cilën akuzon Iranian për përpjekje për prishjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Shtëpia e Bardhë në këtë deklaratë gjithashtu pretendoi se lëvizja popullore Ansarullah e Jemenit nuk është e zotuar për zgjidhjen politike të krizës në këtë vend. Shtëpia e Bardhë në deklaratën e vet pretendoi se lëvizja Ansarullah po krijon pengesa në procesin e përpjekjeve ndërkombëtare dhe të OKB për rifillimin e bisedimeve për zgjidhjen politike të krizës në Jemen. Ndërkohë Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka dënuar ndërhyrjen e Amerikës në luftën e Jemenit dhe e ka cilësuar të pabesueshëm nivelin e gjerë të partneritetit të Amerikës katastrofën njerëzore më të madhe në botë në Jemen ndërsa ka shkruar: "Qeveria e Amerikës aktualisht me programet e saj dhe duke drejtuar luftën në Jemen, synon të sigurojë interesat e saj dhe të shtojë konfliktet në Lindjen e Mesme".