Identifikohet sulmuesja në selinë e YouTube
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72340-identifikohet_sulmuesja_në_selinë_e_youtube
Një grua ka plagosur tre persona në zyrat qendrore të kompanisë YouTube në Kaliforni dhe më pas ka vrarë vetën, ka thënë policia amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2018 07:48 Europe/Tirane
  • Identifikohet sulmuesja në selinë e YouTube

Një grua ka plagosur tre persona në zyrat qendrore të kompanisë YouTube në Kaliforni dhe më pas ka vrarë vetën, ka thënë policia amerikane.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se një burrë dhe dy gra janë në gjendje kritike, pas të shtënave në San Bruno, në afërsi të San Franciskos më 3 prill. Policia e ka identifikuar sulmuesen e dyshuar si 39-vjeçarja Nasim Naxhafi Aghdam nga San Diego dhe ka thënë se janë duke hetuar për motivet e sulmit. Disa media kanë raportuar se sulmuesja e dyshuar është me prejardhje iraniane. Ismail Aghdam, babai i të dyshuarës, i ka thënë mediave lokale se vajza e tij “urrente” YouTube-in, pasi kompania nuk i kishte paguar asaj për videot që kishte postuar në këtë platformë. YouTube ka mbyllur llogarinë e Aghdam, pas incidentit në San Bruno.

Sipas disa mediave, videot e Nasim Nxhafi Aghdam në mediat sociale janë publikuar në gjuhën angleze dhe persiane dhe në shumë prej këtyre videove, ajo ankohet për heqjen e videove të saj nga YouTube. Videot e saj në YouTube kishin mbi një milion shikues.