Përfundon hallka politike në Brazil
https://parstoday.ir/sq/news/world-i72590-përfundon_hallka_politike_në_brazil
Në Brazil ka përfunduar hallka më e fundit në politikë. I dënuar për korrupsion dhe riciklim parash të pista, lideri i partisë së punëtorëve dhe ish-president i Brazilit, e quan një komplot të konservatorëve dënimin e tij: “Nuk do t’ja mbath, por do të luftoj për të treguar pafajësinë time”, tha ish-presidenti.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 08, 2018 12:04 Europe/Tirane
  • Përfundon hallka politike në Brazil

Në Brazil ka përfunduar hallka më e fundit në politikë. I dënuar për korrupsion dhe riciklim parash të pista, lideri i partisë së punëtorëve dhe ish-president i Brazilit, e quan një komplot të konservatorëve dënimin e tij: “Nuk do t’ja mbath, por do të luftoj për të treguar pafajësinë time”, tha ish-presidenti.

“Jam i pafajshëm, por do të respektoj mandatin e arrestit”. Ish-presidenti brazilian Luis Inacio Lula da Silva ju dorëzua policisë pas shumë paqartësish dhe disa ditësh negociatash, për dënimin që ai ka marrë për korrupsion dhe riciklim parash të pista. Lula kërkoi kohë deri në momentin e fundit: fillimisht për meshën në kujtim të bashkëshortes së tij, më pas për një drekë familjare dhe në fund për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Palmeiras dhe Corinthians. Por në orën 18:40 me orën lokale ai u largua në këmbë nga selia qendrore e sindikatës së metalurgëve, ku ndodhej i strehuar prej ditësh dhe më pas u ngjit në makinën e policisë federale, që e priste për ta shoqëruar. Ish-presidenti kishte tentuar të largohej nga ndërtesa që dy orë përpara, por mbështetësit e tij nuk e kishin lënë, duke e detyruar që të rihynte në ndërtesë. Lula është dënuar me 12 vjet burg. Lula mbajti edhe një fjalim përpara mijëra mbështetësve të tij që ishin mbledhur përreth selisë së sindikatave të punëtorëve dhe metalurgëve. “Obsesioni i tyre që të shikojnë Lula da Silvën pas hekurave. Unë do ti shoh në sy”, u tha mbështetësve të tij Lula da Silva.