Putin dhe Erdogan diskutojnë mbi Sirinë
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan kanë biseduar me telefon për situatën në Siri dhe kanë theksuar rëndësinë e sigurimit të kushteve të nevojshme për punën e inspektorëve nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike në Siri.
"Të dy presidentët shprehën shqetësimin rreth përkeqësimit aktual të situatës rreth Sirisë pas akuzave rreth përdorimit të armëve kimike në qytetin e Dumës," raportoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. "Ata theksuan rëndësinë e sigurimit të kushteve të nevojshme për punën e inspektorëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike që udhëtojnë në Siri". Të dy presidentët u shprehën në favor të intensifikimit të procesit të zgjidhjes politike të krizës siriane në bazë të Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe vendimit të Kongresit Kombëtar të Dialogut Sirian. "Putin dhe Erdogan ranë dakord të vazhdonin kontaktet dypalëshe në nivele të ndryshëm," shtoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.