Lavrov: Rusia shqyrton dhënien e sistemit S-300 Sirisë
Ministri i jashtëm rus njoftoi se Rusia është duke shqyrtuar mundësinë e dhënies së sistemit të mbrojtjes raketore S-300 Sirisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Sergei Lavrov, duke folur në lidhje me shqyrtimin e planit për dorëzimin e sistemit raketor S-300 Sirisë, për BBC ka thënë: Aktualisht jemi duke shqyrtuar të gjitha opsionet për të ndihmuar ushtrisë siriane për përballje me çdo agresion. Ditë më parë edhe Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, kolonel Sergei Rudskoi tha se veprimet e SHBA në Siri kanë për qëllim destabilizimin e situatës tashmë të brishtë në të gjithë rajonin, duke shtuar se sistemi raketor S-300 mund të shpërndahet edhe në vende të tjera, përveç Sirisë.