Izolimi botëror i Amerikës pas daljes nga marrëveshja bërthamore
Ish-këshilltarja për siguri kombëtare e ish-presidentit amerikan Barak Obama ka thënë se SHBA pas daljes nga marrëveshja bërthamore, do të izolohet në botë.
Gazeta izraelite “Haaretz” në një raport të saj ka shkruar se Susane Rice, ish-këshilltarja e Obamas për siguri kombëtare të Amerikës, gjatë konferencës vjetore të lobit sionist, ka mbrojtur marrëveshjen bërthamore dhe ka thënë se kjo marrëveshje është efikase, por dalja e Amerikës nga kjo marrëveshje do të shkaktojë izolimin e SHBA në nivel botëror. Susane Rice ka paralajmëruar në lidhje me pasojat e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes G-5+1 dhe Iranit dhe ka thënë se kjo çështje do t’i shkatërrojë edhe përpjekjet për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Koresë Veriore.