Shumica e amerikanëve: Trump do të na fusë në luftë!
Shumica e amerikanëve janë të shqetësuar se Presidenti i SHBA Donald Trump do t'i fusë Shtetet e Bashkuara në një konflikt të ri, sipas një sondazhi më të fundit.
Sondazhi i institutit studimor amerikan YouGov i publikuar të mërkurën, zbuloi se 56 përqind e të anketuarve thanë se Trump do ta zhysë vendin në një luftë tjetër. Rreth 28 për qind mendonin se një luftë e re ishte "shumë e mundshme" dhe 9 për qind mendonin se ishte "shumë e sigurtë". Vetëm 16 për qind mendonin hyrja e SHBA në një luftë të re se ishte "paksa e mundshme" dhe 9 për qind mendonin se ishte "e pamundur". Shqetësimet e amerikanëve për një luftë të mundshme mund të jenë nxitur nga sulmi i fundit e me raketa në Siri i urdhëruar nga Trump në përgjigje të një sulmi të dyshuar me armë kimike. Një sondazh i kryer në tetor 2017 nga NBC News zbuloi se 72 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar se vendi mund të përfshihet në një konflikt gjatë katër viteve të ardhshme.