Kritikohen sulmet ushtarake të Amerikës dhe aleatëve të saj në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73558-kritikohen_sulmet_ushtarake_të_amerikës_dhe_aleatëve_të_saj_në_siri
Ministri rus i Mbrojtjes, duke kritikuar agresionin ushtarak amerikan, britanik dhe francez në Siri, njoftoi për zbulimin e provave të reja të toksicitetit dhe armëve kimike që i përkisnin grupeve terroriste në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2018 16:21 Europe/Tirane
  • Kritikohen sulmet ushtarake të Amerikës dhe aleatëve të saj në Siri

Ministri rus i Mbrojtjes, duke kritikuar agresionin ushtarak amerikan, britanik dhe francez në Siri, njoftoi për zbulimin e provave të reja të toksicitetit dhe armëve kimike që i përkisnin grupeve terroriste në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Sergei Shojgu, ministri rus i mbrojtjes, të premten në një takim me Stefan Di Mistura, i dërguari i OKB për Sirinë, ka thënë se sulmet raketore të Amerikës dhe aleatëve të saj minojnë procesin e paqes në Siri. Shojgu ka shtuar se grupi terrorist Xhejshul Islam posedon sasi të mëdha të heksaminës, që përdoret për prodhimin e armëve kimike. Ekipi i ekspertëve të Agjencisë për ndalimin e përhapjes së armëve kimike, arriti në Siri ditën e shtunë kur Amerika, Anglia dhe Franca kryen sulme raketore ndaj bazave siriane.