Zëdhënësi i Kremlinit: Nuk ka zëvendësim për marrëveshjen bërthamore
Zëdhënësi i pallatit të Kremlinit tël Rusisë ka deklaruar se nuk ka zëvendësim për marrëveshjen bërthamore të arritur mes Grupit 5+1 dhe Iranit dhe theksoi se presidenti i Rusisë aktualisht nuk ka ndonjë program për të kontaktuar me Amerikën në lidhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Dimitry Paskev, zëdhënësi i presidencës së Rusisë, të hënën duke mbështetur marrëveshjen bërthamore me Iranin, deklaroi se nuk ka zëvendësim për marrëveshjen bërthamore të arritur mes Grupit 5+1 dhe Iranit. Paskev gjatë një konference për shtyp në Kremlin, tha: "Marrëveshja bërthamore e arritur mes Grupit 5+1 dhe Iranit nuk mund të zëvendësohet me diçka tjetër dhe të gjitha palët nënshkruese duhet ta mbikëqyrin zbatimin e saj. Edhe presidenti i Rusisë, z. Vladimir Putin nuk ka ndonjë program për takim me amerikanët në lidhje me marrëveshjen bërthamore". Paskev ka folur edhe në lidhje me krizën në Siri dhe ka thënë: "Sulmi raketor i fundit kundër Sirisë e ka përkeqësuar edhe më shumë procesin e paqes në këtë vend dhe në këtë mënyrë janë shkaktuar dëme të mëdha në ligjet ndërkombëtare dhe bazat e tyre".