Senatori amerikan: Dalja nga marrëveshja bërthamore është gabim
Një përfaqësues i Kongresit të Amerikës deklaroi se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore pa ekzistuar ndonjë zëvendësim real dhe praktik për atë, është gabim.
E përjavshmja amerikane "Washington Examiner" njoftoi se Maike Rawands, senatori republikan në Kongresin e Amerikës, të hënën ka konfirmuar pikëpamjen e Emmanuel Macron, presidentit të Francës, se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore është gabim pa ekzistuar ndonjë zëvendësim konkret. Edhe pse ishte një prej kundërshtarëve të nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore mes Grupit 5+1 dhe Iranit nga ana e qeverisë së Barak Obamas, ai pretendoi se kjo ishte një marrëveshje e keqe, mirëpo sidoqoftë është një marrëveshje e arritur mes palëve.