UNICEF kërkon më shumë mbështetje për fëmijët në Siri
UNICEF nga Bashkësia Ndërkombëtare ka kërkuar më shumë mbështetje për fëmijët në Siri.
Me rastin e nisjes së konferencës së dytë të Brukselit në mbështetje të së ardhmes së Sirisë dhe të rajonit, UNICEF-i nga BN ka kërkuar më shumë mbështetje për fëmijët në Siri. UNICEF gjithashtu ka kërkuar ndihma afatgjatë dhe pa kushte për sektorin e arsimit në Siri me qëllim që ky sistem të përmirësohet dhe të krijojë kushte të favorshme arsimimi për fëmijët dhe të rinjtë. UNICEF njoftoi se me gjithë luftën 7-vjecare në Siri që ka shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha, aktualisht në Siri ekzistojnë kushte për arsimimin e 4.8 milion fëmijëve sirianë. Për këtë UNICEF ka kërkuar më shumë ndihma për tu ardhur në ndihmë miliona fëmijëve sirianë, pasi për momentin 2.8 milion fëmijë në këtë vend janë të privuar nga e drejta për arsim.