Guteres: Siria duhet të mbetet e bashkuar
Prill 25, 2018 09:08 Europe/Tirane
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një takim në Bruksel tha se zgjidhja ushtarake për Sirinë nuk është e përshtatshme dhe se Siria nuk duhet të ndahet.
Më shumë se 13 milionë sirianë jetojnë në kushte të vështira dhe gjashtë milionë e gjysmë të tjerë jetojnë jashtë vendit, tha sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guteres në Bruksel. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pranoi se organizata të cilën ai drejton, nuk është në gjendje të zgjidhë problemin sirian. Guteres ka thënë se është shumë naivë të mendosh se Kombet e Bashkuara mund t'a zgjidhin mrekullisht problemin sirian, veçanërisht duke pasur parasysh se Këshilli i Sigurimit është i përçarë sa i përket kësaj çështjeje".
Tags