Rusia deklaron mbështetjen ndaj marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i73960-rusia_deklaron_mbështetjen_ndaj_marrëveshjes_bërthamore
Autoritetet e Rusisë kanë theksuar nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 26, 2018 09:04 Europe/Tirane
  • Rusia deklaron mbështetjen ndaj marrëveshjes bërthamore

Autoritetet e Rusisë kanë theksuar nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergey Ryabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të martën ka deklaruar se forcimi i gjithanshëm i marrëveshjes bërthamore, ruajtja dhe garantimi i kushteve për zbatimin e saj në formën aktuale, është një domosdoshmëri për Moskën dhe një pari i pandryshueshëm. Ryabkov në vazhdim kërkoi përpjekjen e të gjitha vendeve për ruajtjen e kësaj marrëveshje ndërkombëtare dhe për vazhdimin e zbatimit të suksesshëm të saj. Ndërkoh edhe Dimitry Peskov duke theksuar nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, ka deklaruar se marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Grupit 5+1 dhe Iranit, aktualisht nuk ka kurrfarë zëvendësimi. Peskov shtoi se marrëveshja bërthamore është rezultat i përpjekjeve të mëdha diplomatike dhe intensive të bëra nga diplomatë të shumë vendeve. Ndërkohë Vladimir Chievov, përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian, ka deklaruar se asnjë vend nuk ka të drejtë të deklaroi ndonjë qëndrim nga ana e Grupit 5+1, prandaj Amerika dhe vendet evropiane nuk kanë leje të ndryshojnë ndonjë pikë të marrëveshjes bërthamore me Iranin.