Rusia e paralajmëron ashpër Amerikën
Prill 29, 2018 08:49 Europe/Tirane
Qeveria ruse paralajmëron për përkeqësimin e situatës nëse ambasada e SHBA zhvendoset në Jerusalemin e okupuar.
Ministria e jashtme e Rusisë ka paralajmëruar në një deklaratë se, duke marrë parasysh vendimin e qeverisë amerikane për të transferuar ambasadën në Jerusalem në mes të muajit të ardhshëm, situata në këtë rajon do të përkeqësohet. Ministria e jashtme ruse ka shprehur shqetësime rreth përshkallëzimit të krizës midis palestinezëve dhe izraelitëve në rast të transferimit të ambasadës amerikane në Kods. Vlen të theksohet se edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kundërshtuar transferimin e ambasadës amerikane në Kuds.
Tags