Kush është kundërkandidati potencial i Erdogan në zgjedhje?
Partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republikane Popullore, shpalli kandidatin e saj që të sfidojë presidentin Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale, muajin e ardhshëm.
Muharrem Ince është laik dhe kritik i fuqishëm i Erdoganit. Ai ka qenë deputet qysh në vitin 2002. Partia Republikane Popullore planifikon të bashkohet për herë të parë me partitë e krahut të djathtë, me shpresën për të mundur Erdoganin. Partia e Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim e ka shumicën në Parlament. Erdogan i ka thirrur zgjedhjet e parakohshme presidenciale për të çimentuar pozicionin e tij me fuqi të zgjeruara. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në të njëjtën ditë - më 24 qershor. Laikët janë kundër agjendës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, për të cilën thonë se po e islamizon shtetin.