Rusia nis prodhimin e S-400 për Turqinë
Rusia filloi nisjen e sistemit të mbrojtjes raketore S.400 për Turqinë dhe do t'i dorëzohet qeverisë së Ankarasë në përputhje me kontratën për ndërtimin e raketave verën e ardhshme.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, uebsajti Khaber 7 i Turqisë ka njoftuar: Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një vizite dy-ditore të Presidentit rus Vladimir Putin në Ankara, që u zhvillua më 14 dhe 15 prill të këtij viti, i kërkoi homologut të tij rus të dorëzojë sa më herët sistemin e mbrojtjes raketore S-400. Sipas këtij raporti, Aleksander Mikhif, drejtori kompanisë "Rusborn Export", kompani që merret me prodhimin e S-400, ka bërë të ditur se Rusia respekton kontratën e nënshkruar me Turqinë dhe do të zbatojë me saktësi të gjitha nenet e kësaj kontrate dhe prodhimi i dy sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 ka filluar dhe së shpejti do t'i dorëzohet qeverisë turke. Presidenti turk njoftoi se vendi i tij do të vazhdojë të blejë sistemin raketor S-400 nga Rusia, edhe nëse sanksionohet nga SHBA-të. Një grup ligjvënësish në Senatin e SHBA kanë paralajmëruar Rusinë se shitja e armëve të avancuara ruse, veçanërisht sistemet e mbrojtjes raketore S-400, në vende të tjera do të çonte në sanksione të reja kundër Moskës.