Në Angli zbulohet metoda e re për kurimin e mbipeshës
Gazeta angleze "Daily Telegraf" një raport të saj ka thënë se shkencëtarët anglezë kanë zbuluar një metodë të re për ta luftuar mbipeshën e cila brenda 4 javëve mund të ulë peshën e personit për 6 kg.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kjo metodë kuruese e cila akoma po kalon fazat përfundimtare të testimit dhe akoma nuk është ofruar në treg, është zbuluar nga shkencëtarët e Universitetit Mbretëror të Anglisë dhe shkakton reduktimin e oreksit të individëve ndaj ushqimit deri në 30%. Hulumtimet e para tregojnë se përdorimi i medikamentit përkatës i cili merret nëpërmjet injeksionit në trupin e pacientit, gjithashtu ka reduktuar varësinë e pacientëve për medikamentet e diabetit. Hulumtuesit efikasitetin e këtij medikamenti e kanë quajtur të ngjashëm me ndërhyrjen kirurgjike në stomak dhe një sukses të madh në kurimin e mbipeshës. Profesor Steve Bloom, përgjegjës i këtij hulumtimi, është shprehur optimist se brenda pesë viteve të ardhshme do të dal modeli përfundimtar i këtij medikamenti në treg. Ai thotë se duke ndjekur këtë metodë, pacienti më pak ndjen uri dhe gradualisht humb peshën shtesë të trupit të tij. Sipas metodës kuruese të tij, pacienti duhet të marrë këtë medikament një herë në muaj. Ai ka thënë gjithashtu se mbipesha ekstreme ka vendosur një barrë të rëndë mbi shoqërinë. Shumica e qytetarëve anglezë po vuajnë nga mbipesha dhe kjo çështje shton rrezikun për sëmundjet kancerioze.